Me pambuk e facebook nuk rrëzohet kjo qeveri, Opozitë e dashur!

Opozita po bën një vit që është jashtë parlamentit, ndonëse vendimi i PD-së si nismëtare dhe më pas i partive të tjera të opozitës për të ikur nga parlamenti rezultoi një gabim i madh për veten dhe demokracinë shqiptare. Kryeministri edhe sikur ta kishte paguar këtë ikje të opozitës nga parlamenti nuk do të kishte kaq garanci se do ti merrte të gjitha institucionet e një vendi që tenton të jetë demokratik.

Dhe Rama i mori të gjitha, tani bën edhe të fortin me opozitën se mora 1 miliardë euro, sikur t’ia kenë falur, por propaganda e tij mbetet e tmerrshme dhe pushton çdo qelizë familjare.

Përderisa opozita flet e bërtet përditë se ky është pushtet që ka dalë nga votat e blera nga krimi i organizuar, se ky kryeministër ka bandat suport politik dhe financiar, se nuk ka shpresë për shqiptarët që poi kin nga Atdheu prej varfërisë e mungesës së të ardhmes, etj, atëhere opozita duhet të dalë në sheshe dhe jo vetëm të protestojë qetësisht, por të jetë radikale. E jo të mendohet apo të sulmojë me “pambuk”.

Me krimin në pushtet, siç akuzon opozita, nuk duhet të ketë bashkëpunim!

Ndaj metoda që po ndjek lidershipi opozitar, gjoja me “metoda politike”, apo luftë me facebook, nuk rrëzohet kryeministri Rama ose më saktë nuk shkohet në zgjedhje parlamentare të parakohshme.

Opozita ka një zgjidhje: Vetëm përballjen frontale! Me facebook apo tryeza, Edi Rama i mposht, bile i poshtëron. E ka atë aftësi të lindur që nuk e fitojnë dot kundërshtarët e tij.

Me pambuk e facebook, Edi Rama rri edhe 10 vjet në pushtet!

Spiten Prulli

SHKARKO APP