“Më priti mirë në burg edhe ish-ministri Sajmir Tahiri”
Ish-ministri i brendshëm Sajmir Tahiri ndodhet në burg duke vuajtur dënimin e parapërgatitur dhe të lexuar nga një gjyqtar në konflikt të pastër interesi, pasi ai (gjyqtari) ishte në sherr me Tahirin.
Ndërkohë që edhe gjykata e lartë me kontributin e disa “miqve” të Tahirit në PS, e la prapë në burg ish-ministrin, por u desh një reper i njohur që ta sillte në vëmendjen e publikut Sajmir Tahirin.
Reperi Cllevio Serbiano, i cili ndodhet në burg pas sherrit të bujshëm me Noizyn ka shkruar në rrjetet sociale, duke cituar edhe emrin e ish-ministrit të brendshëm.
Në video-mesazhin e tij, mes të tjerash reperi Kleviol Ahmeti (Cllevio) përmend dhe faktin se ndodhet në të njëjtin burg me ish-ministrin e Brendshëm.
Më pas, në një postim, ai falenderon shokët e qelisë, pasi e kanë pritur si “Personalitet Ganggo”, duke shkruar edhe emrin e ish-ministrit të brendshëm, Sajmir Tahiri.
Ish-ministri brendshëm po vuan ambicjen e tij të fshehur, dikur, për të qenë ai pasuesi i Edi Ramës në krye të PS. Me sa duket konkurentët e palosën dhe e rrasën brenda në qeli.
Por një pikëpyetje e madhe se derisa e futën në qeli ish-miqtë e tij, duke e djegur politikisht, pse ish-ministri nuk jep sinjalin “jeshil” miqve të tij të fillojnë publikimin e dokumentave, videove etj që ka për shumë politikanë, kryebashkiakë dhe zyrtarë të lartë.
E mira e ish-miqve të Tahirit do të ishte ta nxirrnin nga qelia, pasi ish-ministri duke ndejtur në botën e nëntokës nuk do të jetë i lehtë kur të dalë nga qelia.