“Menduam se e hodhëm pas shpine të nesërmen e Luftës së II-të botërore, por fatkeqsisht duken edhe më të forta…”

Nga Dom Gjergj Meta-
Të provojmë për pak çaste të ulim armët e urrejtjes dhe të zemërimit, të inatit apo hakmarrjes e të dëgjojmë çka na thotë zemra. Ta lëmë atë të flasë në heshtje.
Sa nevojë ka sot bota jonë të gjejë gjuhën e zemrës, larg luftës e përçarjes, racizmit e ksenofobisë. Kishim menduar se i kishim hedhur pas shpine, të nesërmen e Luftës së Dytë Botërore, këto fenomene, por po ngjallen më të forta se kurrë.
E pra njeriu ka brenda vetes potenciale të jashtëzakonshme paqeje e mirësie. Mendoni se si Nënë Tereza, Mandela, Gandi, Martin Luter King-u, Oscar Romero etj., kanë dhënë shembuj angazhimi të jashtëzakonshëm në mbështetjen dhe promovimin e paqes e të dashurisë mes njerëzve.
Uroj që sot e përgjatë vitit të na frymëzojnë shembuj paqeje e jo lufte, shembuj përkujdesjeje e jo hakmarrje, njerëz që duan dhe jo ato që urrejnë, njerë që mbrojnë jetën dhe jo ata që vrasin.

SHKARKO APP