Merret nën ruajtje trupi gjykues i Apelit në Tiranë. Protesta nuk dihet si përfundon
Nga Daniel Muçaku-
Sot ka protestë në ora 12.00, por pak më përpara në ora 11.00 gjykata e Apelit në Tiranë do të jap vendimin se kujt i përket PD. Pavarësisht se çfarë deklaron Berisha se protesta nuk ka aspak lidhje me vendimin e Apelit të Tiranës, e verteta mbetet se kjo protestë është thirrur vetëm për vendimin e gjykatës, pasi nuk ka më kohë që të regjistrohet Berisha dhe PD në zgjedhjet e 14 majit.
Deri tani të gjithë besojnë se PD-ja i takon Berishës, por loja politike dhe ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga pushteti tregojnë se vendimi do të jetë kundër Berishës.
Pra gjykata e apelit do të vendosë që dosja të rikthehet për rigjykim në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë me një tjetër trup gjykues, çka në thelb rrëzon vendimin e kësaj gjykate që i dha të drejtë Berishës.
Ky vendim do ta fus në kolaps total PD pasi Berisha nuk mund të rrëgjistrohet pa një vendim të dytë të gjykatës së shkallës së parë, vendim që si kohë mund të dalë nga vjeshta e këtij viti, pra nuk futet dot në zgjedhje si PD me 14 maj.
Indirekt vulën dhe emrin PD do ja kalojnë sot Enkelejd Alibeajt ose prapë Lulzim Bashës, që mbetet e njëjta gjë. Sikurse ka edhe një skenar tjetër që vendimi nuk do të jepet sot, por nesër. Por prapë do të jetë kundër Berishës.
Ndaj mësohet se pushteti duhet ta dijë vendimin sepse që sot në mëngjez janë vendosur roje të gardës dhe nga SHISH duke survejuar çdo lëvizje të trupit gjykues, ku në distancë do të ketë edhe forca speciale të veshura civil.
Pra vendimi duket nga marrja e masave ndaj trupit gjykues, sepse nëse do të ishte ndryshe nuk merreshin këto masa sigurie për jetën e tyre, pikërisht sot.
Nëse do të vendosnin pro Berishës ata do të hynin në histori si gjyqtarë të lirë dhe të drejtë e ku turma do ti mbante në krah përgjatë bulevardit.
Nuk dihet se si do të jetë reagimi i turmës sot pas këtij vendimi antiSali. Policia ka mobilizuar mbi 2 mijë forca policore.
Në foto: Forca policie te shtëpia e njerit gjyqtar