Meta jep sinjalin: Kandidatët e primareve të Berishës do të regjistrohen në emrin e PL ose të koalicionit

Ilir Meta, kryetari i PL, sot nga Korça ka lëshuar një sinjal publik se ka zgjidhje për kandidimin e emrave te Berishës për Bashkitë.

“Kandidatët e Primareve janë kandidatët e opozitës së bashkuar dhe të vërtetë. Nuk janë kandidatë të dalë nga zarfet e minutës së fundit, ndaj do jenë kandidatë fitues”, tha Meta.

Pra në gjuhën e politikës së ditës, pas vendimit të Apelit, për emrin dhe vulën e PD, Ilir Meta ka thënë indirekt se kandidatët e Berishës do të garojnë si të opozitës. Por Berisha nuk regjistrohet dot, ndaj ka mundësi që emri PL apo ndonjë kombinacion politik do të përdoret që ata të regjistrohen për 14 maj.

SHKARKO APP