Meta synon këshillin bashkiak të Tiranës, pasi kryebashkiakun e kanë të pamundur

Në Tiranë betejën e kanë të humbur si opozitë për kryebashkiakun, ndaj e gjithë vëmendja dhe fuqia e tyre po angazhohet për Këshillin Bashkiak.
PL po punon për të patur numrat që bëjnë shumicën në këshillin bashkiak, pasi sipas tyre as PS, por PD nuk e merr dot vetëm 50 plus 1 përqind të këshillit.
Ilir Meta synon të marrë sa me shumë këshilltarë në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Sot Meta shkruan në facebook: “Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që të mbështesim dhe të fuqizojmë familjet shqiptare. Kërcënimi më serioz ndaj familjeve sot është dobësimi ekonomik, si rezultat i rritjes së çmimeve dhe rritjes së kostove të jetesës.
Sot një familje blen më pak, sepse paguan më shtrenjtë për çdo produkt dhe shërbim.
Ne jemi forca e zgjidhjeve konkrete dhe planeve realiste. Vepra dhe punë, jo fjalë boshe.
Prandaj kemi propozuar projektligjin për indeksimin e pagave. Prandaj angazhohemi për dyfishimin e pensioneve dhe prandaj pika kryesore e programit tonë është garantimi i pagave dinjitoze për të rinjtë tanë.
Bashkë me kandidatët për Këshillin Bashkiak, Dr.Artan Distafën, kirurg i mirënjohur, Ana Azizajn dhe avokatin Genc Gjokutaj sot vizituam njësinë nr.1, ku pata rastin t’ua përcjell banorëve qëndrimet tona në takimet e ngrohta dhe rastësore”– përfundon Meta në emër të PL.
Nga ana tjetër edhe Berisha synon të ketë sa me shumë këshilltarë, ndonëse janë me firmën e Ilir Metës në listë.

SHKARKO APP