Mijëra e mijëra protestues po vijnë drejt Tiranës me autobuzë, furgona, trena dhe vetura

Mijëra vetë drejt Tiranës. Informacionet e korrespondentëve të “Koha Jonë” nga rrethet e vendit raportojnë se dhjetëra mijë qytetarë po nisen drejt Tiranës për të marrë pjesë në manifestimin para presidencës. Sipas korrespodentit te zonës Korçë-Ersekë, vargu i makinave me protestues e flamuj kuq e zi ka pushtuar rrugën nga Korça drejt Pogradecit e më pas për në Tiranë. Po kështu dhjetëra autobusë e furgona nga Saranda, Gjirokastra dhe zona e Tepelenës po udhëtojnë drejt kryeqytetit për në protestë.

Mësohet se nga Tropoja dhe nga Malësia e Madhe autobusët janë nisur drejt bulevardit kryesor të Tiranës. Po kështu mijëra jane nisur nga Berati, Elbasani, Vlorë dhe Fieri.

Makinat e protestuesve dallohen pasi kanë flamuj kuq e zi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë policia ka ngritur kudo postblloqe kontrolli, por deri në këto momente nuk ka bllokuar asnjë protestues me pretekste të cilat i bën zakonisht policia kur ka mitingje kundër qeverisë.
Nga Durrësi po nisen ne këto momente një numër jashtëzakonisht i madh me qytetarë. Ndërkohë Lezha dhe Shkodra ndodhen duke udhëtuar drejt bulevardit kryesor në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po kështu kryeqyteti do fillojë të lëvizë nga ora 16:00 me flamuj kuq e zi.

Emigrantët që kanë ardhur që dje janë në sheshin Skënderbej në pritje të ardhjes së mijëra të tjerëve nga rrethet.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?