Ministri Arben Ahmetaj thotë “punoni edhe 24 orë”, por a jeton në Tiranë ministri?!

Ministri Arben Ahmetaj në studion e Sokol Ballës në news24 tha se “bizneset janë të lira të punojnë po të duan edhe 24 orë!”. I pyetur nga drejtuesi emisionit se a lejohen fasonët dhe call center, ministri deklaroi prerë se janë të lirë të punojnë sa të duan, mjafton të respektojnë kushtet e punës sipas rregullave të shpallura nga ministria e shendetsisë. Po kështu edhe sektori i ndërtimit le të punojnë po të duan 24 orë”.

Ndërkohë ministri se do japim lekët biznesëve të vogla dhe indeksojmë pensionistët.

Por pyetja për ministrin Ahmetaj shtrohet: A jeton ministri në Tiranë kur del ushtria për të kontrolluar dhe bllokuar njerëzit që duan të punojnë?!

Pra a lejohen apo jo zoti ministër? Sepse deri tani ka një konfuzion total pasi një zyrtar i lartë thotë se punoni deri në ora 13.00, një tjetër e shtyn deri në ora 16.00 dhe tani ministri deklaron publikisht se “mund të punojnë firmat dhe kompanië edhe 24 orë”. Por pse ministri Arben Ahmetaj nuk ia sugjeron apo kërkon ministres së shendetsisë që këto që tha live të Sokol Balla, ministrja ti firmos duke i lejuar call center, fasonët dhe ndërtimet. Nuk e vemë në dyshim dëshirën e mirë të ministrit Ahmetaj, por ato që tha duhen kthyer në vendime me shkrim,  pasi do të ndodhemi para urdhërave të ministrit të brendshëm dhe të ministres së mbrojtjes të cilët do nxjerrin policinë dhe ushtrinë për ti bllokuar!

Biznesmenët që dëgjuan ministrin te Sokol Balla u gëzuan se do të rifillojnë pa orar, që të rimarrin veten dhe të mos shkurtojnë punonjësit, por mos do të ndodhen para policisë që do ti ndalojë e bllokojë me bllokun e gjobave në dorë!

SHKARKO APP