Ministri Mazniku në Strasburg me Sekretarin e Përgjithshëm te Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku ishte në Strasburg. Pas takimeve ai shkruan: “Me Komitetin e Këshillit të Europës për Demokraci dhe Qeverisje në Strasburg për të ndarë eksperiencat më të mira në forcimin e mëtejshëm të decentralizimit dhe autonomisë së bashkive tona.

Me Z. Mathiew Mori, Sekretar i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, biseduam gjatë takimit tonë të posaçëm për planin e Qeverisë Shqiptare në mbështetje të pushtetit vendor për përballimin e sfidave e adresimin sa më të mirë të nevojave, problematikave dhe pritshmërive me të drejtë të larta nga komunitetet e qytetarët”- përfundon statusin e tij Arbjan Mazniku.

SHKARKO APP