Arrin në 10 numri i të infektuarve me koronavirus nga 114 raste të testuara. Shqipëria bllokon kufinjtë me Italinë

Deri tani janë 10 persona me koronavirus nga 114 vetë të testuar. Por janë telefonata pafund drejt emergjencave për të bërë analizat.

“Janë testuar në ISHP 114 raste, ndërkohë që 10 persona janë pozitiv me këtë virus. Janë 2 rastet që kanë qënë dje, janë 6 vetë kontakte të tyre dhe kemi edhe 2 raste të reja të panjohura me këta raste”, deklaroi për mediat zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Deri tani zyrtarisht dalin 10 veta me coronavirus. Pra afro 10 % e atyre që janë testuar rezultuan me coronavirus, kjo mbetet shifër e lartë për momentin.

Mira Rakacolli, zv.ministre e Shëndetësisë tha se vetëkarantimi në shtëpi është i domosdoshëm në këtë situatë, për të shmangur përhapjen e infeksionit.

“Karantinimi i detyrueshëm është shumë i rëndësishëm sepse shmang kontaktet e këtyre njerëzve dhe ndalon sëmundjen të përhapet. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të zbatojnë me rigorozitet masat e specialistëve. Të kufizojmë transportin publik, të evitojmë qëndrimin në ambiente të grumbulluara. Shmangni daljet e panevojshme nga shtëpia. Shmangni ambientet ku mund të rrihet shumë ngushtë. I kemi të gjitha strukturat për ta përballuar. Ka panik të madh, dhe nuk është sjellja në përputhje me këtë panik. Nëpër kafene mblidhemi ulemi afër me njëri-tjetrin”, tha Rakacolli.

Shefi i urgjencës, Skënder Brataj ka bërë me dije se në numrin 127 janë trefishuar telefonatat nga persona.

“Ka një shpërndarje të shpejtë? Po, ka. Duhet të rrimë në shtëpi. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm të rrimë në shtëpi, i mori masat edhe Italia, filloi izolimi. Nuk ka rrugë tjetër. I lutem qytetarëve që të izolojmë daljet, distancat me një metër nga njëri-tjetrin, duhet shumë bashkëpunim. Nuk ka mjekim. Është si puna e gripit. Nuk ka medikament specifik. Ka nevojë për trajtim. Protokolli i higjienës, ajrimi, izolimi në dhomë në shtëpi nëse jeni të infektuar”, bëri me dije Brataj.

Ndërkohë mësohet se janë me mijëra telefonatat në numrin e emergjencës, të cilët kërkojnë analiza për corona virus.

Po kështu qeveria shqiptare vendosi bllokimin e kufijve me Italinë. Nuk lejohet asnjë italian apo kushdo qoftë që vjen nga shteti italian të hyjë në Shqipëri.

Lexoni edhe…

https://arkiva.kohajone.com/shqiperia-mbyll-kufijte-me-italine/

Apeli i profesorit: Edhe ne mjekët në pension jemi gati për betejën me koronavirusit

Shqipëria mbyll kufijtë me Italinë

Studimi për përhapjen e koronavirusit që na jep shpresë, ja temperatura mjedisore që cilësohet pikë kthese

Dezinfektohen të gjitha këndet e lojërave në Tiranë, Veliaj: Fëmijët, jo të rrezikuar

Drejtoresha e ISHP: Koronavirusi mund të ndalet nëse zbatohen udhëzimet nga autoritetet

Protokolli për kontrollin nga Koronavirusi: Jo lëvizje pa ambulancë në spitale

SHKARKO APP