Mirditori-ministër përgjigjet ballazi kryeministrit dhe gjuan me brryl Taulant Ballën
Nga Herion Mesi-
Ministri Brendshëm Sandër Lleshi tha mbrëmë në TCH, pa asnjë hezitim, se nuk iki nga ministër. U fol në PS dhe në qarqet e larta të Rilindjes se “tashmë nuk na hyn ma në punë Sandër LLeshi”. Ikja e ministres së arsimit Besa Shahini hapi udhën për ndryshime me ministra të tjerë.
Një ndër ministrat që Rilindja donte ta hiqte qafe ishte dhe ministri Brendshëm. Në historinë e shtetit shqiptar ministrat e brendshëm nuk kanë përfunduar mirë! Ndaj me sa duket Surreli dhe Rilindja donin ta hidhnin ministrin aktual të brendshëm në hanxharin e PD-së duke kënaqur shijet e selisë blu me shpresën se më vonë mund të kishte një oxhak të përbashkët PS-PD pas prill 2021.
Kryeministri Rama para disa ditësh ka shtyrë kastile Asamblenë e PS ku do të paraqesë ndryshimet në qeveri, gjithnjë me shpresën se pas ministres së arsimit, edhe ministri brendshëm të thoshte vetë se “po iki edhe unë”.
Dhe ishte gati për ministër brendshëm, Taulant Balla që zgjedhjet të vidheshin në tavolinë.
Por Rama duke ndjerë se mirditori ministër nuk ka pranuar të shkojë si “kokë turku”, e zëvëndësoi pikërisht Besa Shahinin me një deputete nga Elbasani edhe si për t’i thënë indirekt Ballës se “sofra nuk mund të ketë dy nga Elbasani”.
Sot nga Elbasani, qytet i zgjedhur kastile nga ministri brendshëm, Sandër Lleshi ka marrë në krah Taulant Ballën dhe deklaroi se “nuk dorëhiqem”. Pra i tha kryeministrit se nuk iki dhe kandidatit për ministër se “kot e endërron, se një mirditor nuk bëhet “kokë turku”!
Kazani në Qeveri zien!