“Mosbindja Civile” e Berishës, një ditë para Natës së KrishtLindjeve!

Berisha ka deklaruar se “Data 23 Dhjetor do të jetë dita e mosbindjes civile më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria deri më sot. Modalitetet e kësaj mosbindje civile do të përcaktohen nga grupi përgjegjës, por opozitarët, demokratët nga mbarë Shqipëria e kudo që ndodhen në botë duhet të bashkohen më 23 në një mosbindje civile”.

Pra data 23 është caktuar dhe PD nuk tërhiqet, ndonëse është një ditë para Natës së Madhe të KrishtLindjeve. Nga degët e PD-së në rrethe kanë filluar përgatitjet që ta kthejnë datën 23 dhjetor në një përplasje të vertetë të dhunshme në kryeqytet.

Si rregull i pashkruar por nisur nga një KOD MORAL NDERFETAR, në prag festash fetare nuk organizohen nga partitë politike aktivitete politike të dhunshme, aq me tepër se në Tiranë do të vijnë nga të gjitha anët për një KrishtLindje të qetë e pa dhunë.

As kur është Dita e Bajramit të Madh, as kur është DITA e Kurban Bajramit, as te Dita Nevruzit, as kur janë Dita e Pashkëve Katolike dhe Dita e Pashkëve Ortodokse nuk ka ndodhur në këto 34 vite të organizohen Protesta politike, as me tepër që me 23 dhjetor parashikohet Mosbindje Civile ose edhe me saktë përplasje e dhunshme me policinë e shtetit.

Mund të jetë caktuar rastësisht dhe pa provokim fetar, por data 23 dhjetor, një Natë para Lindjes së Krishtit, krijon një ndjenjë fyese për komunitetin e krishterë.

 

 

SHKARKO APP