Mrekullia “Kastrati” në aeroportin e Rinasit, 99 milionë euro investime në 3 vjet. Dhe pasagjeri i 10-miliontë, sot!

Sot në aeroportin e Rinasit u zhvillua një aktivitet simbolik, por domethenës për pasagjerin e 10-miliontë për vitin 2024, i cili është një holandez. Në takim ishin përfaqësues nga të gjitha institucionet që kanë lidhje me aeroportin e Tiranës që ka patur rritjen me të madhe në botë për vitin 2024. Ky aeroport  ka njohur zhvillime të mëdha në infrastrukturë, siguri dhe në kushtet për pasagjerët.

Nga gushti i vitit 2021, kohë kur u mor nga “Kastrati Group” e deri tani janë investuar 99 milionë euro. Në takim ishte presidenti i grupit me të fuqishëm financiar të Shqipërisë, te “Kastrati Group”, zoti Shefqet Kastrati dhe zv/kryeministrja e ministre e Transportit dhe Energjisë, zonja Belinda Balluku.

Zoti Piervit  Torio, drejtori Ekzekutiv i Aeroportit, foli për udhën magjepse nga viti 2021, e deri më tani, kur aeroporti i Rinasit ka rritje të jashtëzakonshme, që asnjë nuk e besonte. Tani jemi në majë, tha Torio dhe falë investimit të “Kastrati Group”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?