Na grinë me gjoba për Vitin e RI!

Berisha shkruan në profilin e tij në facebook:
Stop gjobitjes masive të qytetarëve.
Urdhëri i turpshëm për gjoba masive ndaj qytetarëve në fund të vitit. 3000 qytetarë gjobiten vetëm në Gjirokastër në dy javët e fundit.
Të dashur miq, gjoba absurde dhe anti-ligjore janë kartolina e Edi Ramës për dhjetëra e mijëra qytetarë, veçanërisht për emigrantë që vijnë të kalojnë festat e fundvitit në vendin e tyre. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë dhunë masive me gjoba të paligjshme ndaj qytetarëve shqiptarë dhe kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të kësaj praktike kriminale. #sb
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Pershendetje z. Berisha.
Jam nje qytetar nga qarku i gjirokaster . Ne fund viti policia e ketij qarku ka masakruar qytetaret me gjoba . Jane mbi 3000 gjoba te vendosura keto dy jave kur varferia ka fundosur njerezit .
Koj thuhet se eshte urdher nga larte.
Por si ka mundesi qe nuk eshte gjobitur asnje efektive policie kur e dime shume mire me cfare mjetesh qarkullojne . Me xhama te zinje dhe pa dokumenta si psh oficeri i policise tepelene Bledi Rushiti me makine pa dokumenta. (Foto)Ju lutem publikojeni se na mbyten . Anonim ju lutem

SHKARKO APP