Naftëtarët e Ballshit në marshim protestë

Në Fier kanë nisur protesta pasi vijon të rëndohet orë pas ore gjendja e punonjësve të uzinës së naftës në grevë urie prej 10 ditësh. Tre prej tyre përfunduan në spital të shtunën, por thanë se do të kthehen sërish aty deri në fund për pagat dhe rinisjen e punës.

Ndërkohë shtyrja për të martën e premtimit për tre pagat, i ka bërë ata edhe më shumë mosbesues përballë qeverisë dhe kompanisë.

Në orën 10 të kësaj të diele, naftëtarët së bashku me familjarët e tyre zhvilluan një marshim paqësor drejt qendrës së qytetit. Protestës iu bashkuan edhe minatorët e Bulqizës.

Të bashkohemi se bashku për të drejtat tona . Po bëhen vite që minatoret nuk kanë marrë një status . Probleme të mëdha shëndetësore” tha kryetari i sindikatës se minatorëve, Elton Debreshi.

Punonjësit e Poçemit janë sot në ditën e 11 të grevës së urisë, ndërsa naftëtarët në të 7-ën.

SHKARKO APP