NASA lajmëron se një asteroid po i drejtohet Tokës, në një largësi afro 3600 km. Ai do të digjet në atmosferë
NASA lajmëron se një asteroid po afrohet Tokës, pikërisht sonte. Por ata sqarojnë se nuk ka rrezik për panik, ndonëse do ti afrohet planetit tonë më afër se asnjëherë tjetër që njeh historia.
Asteroidi ka madhësinë e një kamioni dhe do të kalojë pranë Tokës në një nga distancat më të shkurtra të regjistruara.
NASA tha se asteroidi i sapo zbuluar do të kalojë 3600 km pranë Tokës.
Ai do të jetë pranë Tokës rreth orës 01.28 pas mesnatës së të premtes me kohën e Shqipërisë. NASA tha se deri tani nuk ka asnjë shenjë se asteroidi mund të ndryshojë trajektore dhe të godasë Tokën. Edhe nëse do të afrohej më afër, shkencëtarët thanë se shumica e tij do të digjej në atmosferë.
Vetëm copa më të mëdha mund të binin si meteorit. I zbuluar vetëm të shtunën e kaluar, ky asteroid i njohur i emërtuar si 2023 BU besohet të jetë me një diametër 3.5 m të gjerë dhe 8.5 m të gjatë.
Ai u pa për herë të parë nga një astronom amator në Krime i quajtur, Genadi Borisov. Ishte pikërisht ai që zbuloi edhe një kometë ndëryjore në vitin 2019. Brenda pak ditësh, dhjetëra vëzhgime u bënë nga astronomët në mbarë botën.
Ndërkohë NASA po e vëzhgon çdo sekondë të lëvizjes së tij. Por nuk ka specifikuar se në cilën pjesë të planetit mund të jetë më afër, kur mund të fillojë të digjet në atmosferë.