Në Kosovë nis përdorimi i ilaçeve antibiotik Azitrmycin kombinuar me Hdroxychloroquine kundër koronavirusit

E gjithë bota shkencore mjeksore në kërkim të ilaçit kundër koronavirus. Por nga SHBA vjen një formulë, e cila tashmë ka nisur të përdorën edhe në Kosovë dy ilaçet, kombinimi i të cilave supozohet se zvogëlon qëndrueshmërinë  e virusit Covid-19. Ilaçet për herë të parë u aprovuan për përdorim nga Presidenti Donald Trump shkruan Express.

Fillimisht shkencëtarët francezë konstatuan se sipas një studimi të hershëm, nëse kombinohet Hdroxychloroquine, që më parë është përdorur kundër Malarias, me antibiotikun Azitrmycin, atëherë koronavirusit të quajtur Covid-19, i zvogëlohet qëndrueshmëria në trupin e pacientit. Ky kombinim u aprovua të përdorët për shërimin e të infektuarve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Klinika Infektive në QKUK ka konfirmuar për Gazetën Express se me këto ilaçe kanë filluar të trajtohen edhe pacientët e infektuar në Kosovë.

“Ju njoftoj se Klinika Infektive ka filluar trajtimin e pacienteve me COVID 19 te rastet indikative me terapinë Hdroxychloroquine dhe Azitromicinë”, thuhet në përgjigjen e Klinikës Infektive.

Javën e kaluar Ministria e Shëndetësisë e ka konfirmuar se ilaçet e aprovuara në Amerikë kanë arritur në Kosovë, një dozë është blerë e një pjesë tjetër është siguruar nga një donator që nuk i dihet emri.

“Ministria e Shëndetësisë është në dijeni lidhur me terapinë në fjalë, dhe tashmë ajo ka siguruar një sasi nëpërmjet buxhetit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, kurse një pjesë e vogël është pranuar si donacion nga një operator i brendshëm ekonomik”, thuhet në përgjigjen e MSH’së.

The Washington Post javën e kaluar shkroi se në Nju Jork po rritet në një shkallë dhe një shpejtësi të paprecedentë, shpërndarja e dhjetëra mijëra dozave te pacientët shumë të sëmurë, të ilaçit që deri tash është përdorur kundër sëmundjes së malarias.

Liderë politikë, përfshirë presidentin Trump, nxitën që të përdoren këto ilaçe të patestuara se mund të jenë efektive ndaj koronavirusit, shkruan The Washington Post.

Sipas kësaj gazete, ekspertët e shëndetësisë kanë rezerva mbi ilaçet sepse ato mund të shkaktojnë atak kardiak apo dëmtim të syve apo edhe mund ta lënë në gjendje kome pacientin.

Presidenti Trump në një konferencë për media më 20 mars tha se “nuk kanë asgjë për të humbur”, kur u pyet për rrezikun që mund ta shkaktojnë “ilaçet e patestuara”, citon Express.

Ndërkohë në Tiranë nuk gjenden në farmaci këto dy ilaçe, pra Hdroxychloroquine, që më parë është përdorur kundër Malarias, me antibiotikun Azitrmycin.

Në një investigim të “KOHA JONE”, sot paradite, nëpër farmacitë kryesore nëpër Tiranë duke pyetur farmacistët se pse nuk ka nga këto ilaçe, ata përgjigjen se nga fjalët dhe disa media të huaja duket se janë disi shëruese për koronavirus. Fakti që në Kosovë pranohet zyrtarisht, tregon se deri tani duket se Hdroxychloroquine dheantibiotikun Azitrmycin janë të vetme që mendohet se ndalojnë përparimin e koronavirusit.

Ndërsa në Shqipëri zyrtarisht, si në Kosovë, nuk jep njeri përgjigje për këto dy ilaçe.

Në Kosovë nis përdorimi i ilaçeve që i aprovoi Trump kundër koronavirusit

 

 

SHKARKO APP