“Në kulmin e krizës qeveria bën tender për qeleshe”

Kryetari i PD Lulzim Basha në një video konferencë për mediat me gazetarët, në lidhje me situatën për koronavirusin, deklaroi se kjo qeveri ka kryer veprime skandaloze, siç është koncesioni deri për qeleshe.

Basha tha se qeveria çon paratë nëpër koncesione dhe jo për këtë situatë emergjente. Rama nuk ka dhënë për pandeminë, as sa Kosova.

“Situata është kritike. Ka fjalë të mëdha dhe nuk ka vepra. Kosova ka vënë në dispozicion 170 mln euro, kurse Shqipëria ka vënë në dispozicion një të tretën e kësaj shume, edhe pse ka buxhet 2-fish më shumë se Kosova. Bizneset janë në panik. Të vendosen fonde mjaftueshëm për biznesin. Janë të shumtë shqiptarët në vështirësi ekonomike. Si do ta shtyjnë? Absolutisht për t’u përshëndetur dyfishimi i ndihmës sociale, por janë hequr plot familje nga ajo listë.

Nuk ka xhiro për bizneset, nuk ka fitim. Paketa duhet të trefishohet. Një media ka bërë publike sesi është hapur tender për blerje qeleshesh. Kjo tregon gjendjen mendore të rëndë të qeverisjes. Duhet të mos dëgjojmë më raste si nëna në Vlorë, që thoshte ha bukë me sheqer. Të varfërit janë pa ushqime sot”, tha Basha.

 

 

SHKARKO APP