Në pritje të “tymit të bardhë” sejcila palë e PD-së pret vendimin te shkallët e Apelit (foto)
Trupi gjykues i Apelit Tiranë pas mbarimit të seancës së sotme gjyqësore është tërhequr për të marrë vendimin përfundimtar se kujt grupim i takon emri dhe vula e PD.
Ndërkohë palët ndërluftuese në PD, ajo e Berishës dhe grupimi i Enkelejd Alibeajt janë duke pritur te shkallët e Apelit.
Nuk ka më turp për një parti politike e cila ka bërë histori në këto 32 vite që të përfundojë kështu, e ndarë e duke u kacafytur me njeri tjetrin.
Ditën e hënë është afati i fundit për PD që të regjistrohet për zgjedhjet e datës 14 maj.