Në spitalin infektiv luftohet për jetën e 72 pacientëve, beteja me koronavirusin do rritet

Beteja me koronavirusin po njeh rritje të numrit të të infektuarve si dhe atyre që po ndahen nga kjo jetë. Heronjtë e këtij vendi, mjekët dhe personeli i spitalit infektiv në Tiranë, po luftojnë të sherojnë çdo pacient që hyn në derën e këtij spitali. Por sipas epidemologëve dhe specialistëve, por edhe ministrisë së shendetsisë, akoma nuk kemi arritur kulmin e betejës, e cila duket nga mesi i muajit maj. Deri tani ndodhen 72 pacientë të shtruar, shumica në gjëndje të mirë, sipas doktor Piperos, por edhe disa që luftojnë me vdekjen.

Ja se ç’shkruan sot Pellumb Pipero që ndodhet me personelin dhe mjekët e tjerë 24 orë në 7 ditët e javës aty te koka e çdo të sëmuri.

Nga Dr. Pëllumb Pipero.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si në një betejë të vërtetë, por këtë radhë me një armik të padukshëm dhe shumë vrastar, shumë tinzar dhe ende të panjohur mirë nga shkenca mjekësore, pavionet e Spitalit Infektiv njeri pas tjetrit po hyjnë në betejë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këta mjekë e infermierë janë një pjesë e ekipit të talentuar, punëshumë e fjalëpak, të përkushtuar deri në fund për ta fituar betejën me COVID-19.

Ne sot kemi në spital 72 pacientë, secili me probleme nga të lehta deri shumë të rënda shëndetësore, por kemi edhe 17 të shëruar, edhe pse ju duhet ende të qëndrojnë në shtëpi.

Ne jemi në detyrë, për t’ju shërbyer juve. Ju, të dashur qytetarë, qëndroni në shtëpi për të mos rënë në kontakt me virusin.

Së bashku do ta fitojmë këtë betejë, se lufta vazhdon.

Ne, bluzat e bardha, e kemi gjithë jetën sfidë, gjithë jetën luftë me agjentët mikrobikë, bakterie apo viruse qofshin ato, sikundër është dhe COVOD-19.

Së bashku ia dalim, së bashku do të fitojmë!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?