Negociatat me BE nuk varen nga “gjendja e brendshme e tyre”, por nga qeveria shqiptare

Edi Rama ndodhet në Berlin prej dy ditësh. Jo, kësaj radhe, për dyqanin e pikturave që menaxhon Fuga, por për të takuar kancelaren Merkel për konferencën e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE, ose siç thuhet në gjuhën më të thjeshtë popullore, për negociatat drejt BE.

Gjermania mbetet skeptike bashkë me krejt vendet e BE në raport me qeverinë shqiptare, pasi  Edi Rama nuk ka plotësuar kushtet.

Dhe janë 15 kushte!

Edhe një Kusht kryesor që ishte ajo për Reformën Zgjedhore, pra siç ndodhi Marrëveshja mes PS dhe PD-LSI apo si quhet ndryshe Marrëveshja e 5 qershorit, Edi Rama e rrëzoi sapo u firmos. Ndërhyri brutalisht në Kushtetutë me ca deputetë idiotë të “opozitës së re”. Futja e duarve në Kushtetutë u bë për të rrëzuar Marrëveshjen si dhe për të prish rregullat e lojës elektorale. Bile Edi Rama ndërhyri kaq poshtërsisht në Kushtetutë me një Myslim Murriz dhe ca të tjerë, sa edhe vetë socialistët u tmerruan se si ndryshohet Kushtetuta pa konsensus, pa votë me Referendum, etj.

Pra Gjermania ia preu biletën kryeministrit Rama. Nuk ka negociata me këtë qeveri!

Ndërkohë kryeministri Rama vazhdon duke mashtruar publikun se gjoja nuk varet nga ne Konferenca e parë për negociatat, por “nga gjëndja e brendshme e BE”.

Ja se ç’tha ndër të tjera për radion gjermane DE: “Këtë do ta shohim në varësi të vendimit që do të marrë Këshilli Europian. Por ajo që është e padyshimtë, është që ne po ecim në mënyrë intensive në hedhjen e hapave të mëtejshëm dhe, pavarësisht se çfarë do të vendosë Këshilli Europian, që ne e dimë që është një vendimmarrje që varet shumë më tepër nga dinamikat e brendshme, se sa nga çfarë bëjmë ne, ne do të vazhdojmë me vullnet dhe me durim. Dhe shpresoj që Konferenca do të ndodhë në fund të këtij viti, dhe nëse nuk ndodh në fund të këtij viti, ajo do të ndodhë vitin e ardhshëm dhe kjo është thjesht një çështje, që e përsëris ka të bëjë me dinamikat e brendshme në Bashkimin Europian”.

E verteta është krejt ndryshe, pra gjithçka varet nga qeveria shqiptare, e jo nga “gjëndja e brendshme e BE”.

Po të plotësojë kushtet Edi Rama të vendosura nga Gjermania dhe Parlamenti Europian, konferenca zhvillohet dhe shqiptarët hedhin një hap më tepër drejt Europës.

SHKARKO APP