Nën petkun e coronavirusit, Rilindja synon të marrë komisionet zgjedhore në Kodin e ri

Kodi i ri zgjedhor ka afat 15 marsin për t’u miratuar në parlament. Kështu është shkruar marrëveshja mes partive opozitare dhe mazhorancës nën dëshminë e ndërkombëtarëve. Ndonëse PS-ja ka filluar të hedh idenë e shtyrjes, përsëri sot Damian Gjiknuri nxori kokën e muhabetit, siç thuhet. Ai në emër të forcës politike anoncoji se komisionet zgjedhore do depolitizohen. Por ajo çka fshihte përfaqësuesi i mazhorancës kishte të bënte me formën spektakolare se si duan ti marrin jo gjysmën e komisionëve zgjedhore, por krejt komisionin. Rilindja gjoja ka gjetur një term të bukur e prekës, kur thotë të depolitizohen komisionet e votimit dhe numërimit, por fsheh atë që duhet denoncuar fort nga PD dhe LSI.
Gjoja me depolitizimin duke futur në komisione anëtarë nga administrata civile e shtetrore, të cilët janë të emëruar apo zgjedhur pikërisht nga Rilindja, pala e cila mbetet e akuzuar si vjedhëse e votave me bandat, do ti marrë krejt komisionet. Nëse deri tani opozita kishte gjysmën e anëtarëve apo sipas shortit në gjysmën e zonave shumicën dhe gjysmën tjetër e merrte mazhoranca, tashmë nëse kjo formulë dinake realizohet, do ti marrë krejtësisht Rilindja.

Edhe bandat, edhe votat, edhe komisionet do jenë rilindase!
Loja për të thënë se po depolitizojmë komisionet e votimit dhe numërimit është një gjë e rrezikshme.
Nuk është shumë problemi te komisionet, por tek bandat që pushteti fut për të blerë votat. Duke shfrytëzuar corona virusin dhe vëmëndjen e popullsisë tek kjo sëmundje e rrezikshme, mazhoranca e sotme po tenton ta kalojë këtë Kod Zgjedhor siç do qeveria.
Edhe “opozita parlamentare” po luan në favor të PS, me gjoja ide e kërkesa që sikur përmirësojnë sistemin. Më e pakta loja e tyre mbetet të shtyhet data 15 mars si datë finale e marrëveshjes.

SHKARKO APP