Nëntë shtete zotërojnë armë bërthamore. Nëse çmendet Bota janë 12 mijë e 241 koka bërthamore gati për luftë

Nëntë shtete zotërojnë zyrtarisht armë bërthamore – Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Izraeli, Rusia, Kina, Koreja e Veriut, India dhe Pakistani. Pothuajse të gjitha kanë vazhduar programet intensive të modernizimit në vitin 2024, duke përmirësuar armët ekzistuese dhe duke shtuar versione të reja.
Ky është një nga gjetjet kryesore të raportit të vitit 2025 nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI).
90% e potencialit bërthamor – dy shtete
Hulumtuesit e SIPRI arrijnë në përfundimin se nga 12241 koka bërthamore të vlerësuara në total në janar 2025, rreth 9614 ishin në potencialet ushtarake – të montuara në raketa, të vendosura në baza me forca operative, ose në depo qendrore nga të cilat mund të vendoseshin.
Rreth 3912 prej këtyre kokave bërthamore janë vendosur në raketa dhe avionë, ndërsa rreth 2100 janë në gjendje gatishmërie të lartë për raketa balistike.
Pothuajse të gjitha këto koka bërthamore, rreth 90 për qind, i përkasin Rusisë ose Shteteve të Bashkuara. Por vlerësohet se edhe Kina mund të ketë tani disa koka bërthamore në raketa.
Analistët e SIPRI-t paralajmërojnë se gjithnjë e më shumë shtete po shqyrtojnë zhvillimin e armëve bërthamore, me debate kombëtare mbi statusin dhe strategjinë bërthamore.
Nëse çmendet Bota dhe fillon hedhja e një bombe bërthamore, nuk ndalon kasaphana botërore.
Mos ndodhtë parashikimi i një emri të njohur nga bota e shkencës kur u pyet ” se si do të jetë lufta e III-të botëre”, ai u përgjigj” Di se lufta e IV botërore do të jetë me shpata e shigjeta!”.