Neranxi mbahet 6 orë në polici për një debat gjobe me policinë rrugore

Policia e Tiranës ka liruar pas mesnate biznesmenin e njohur Nikollaq Nëranxi, i cili u shoqërua mbrëmjen e 23 prillit. Ai u la i lirë pas marrjes në pyetje në lidhje me ngjarjen pranë biznesit të tij.

Pas lirimit, biznesmeni ka reaguar edhe në rrejtin social FB. Ai e konsideroi një ndalim të parregullt dhe një ngjarje të shëmtuar me të cilën do të merret në ditët në vijim, ndërsa falenderoi të gjithë mbështetësit.

“Te dashur miq! Pas 6 ore ndalimi te padrejte dhe absurd nga policia, tashme jam lene i lire. Kete ngjarje te shemtuar do kemi kohe ta analizojme ne ditet ne vijim. Per momentin dua tju falenderoj te gjitheve per mbeshtetjen qe me keni dhene. Jam shume i prekur nga reagimi juaj. Jam me fat qe kam kaq shume miq dhe dashamires. Nderkohe ju ftoj neser te vini ne Panair tek Kompania Neranxi. Aty eshte festa e shijes dhe do te deshiroja tju qerasja te gjitheve! Jeni fantastike! Nikollaq Neranxi”, shkruan Neranxi.

Përmes një deklarate për shtyp, policia tha se Neranxi u shoqërua pas një konflikti pranë kompanisë së tij në autostradë, ku biznesmeni ka ofenduar efektivët që po vendosin gjoba për disa makina të kompanisë së tij që ishin parkuar në mënyrë të parregullt.

Sipas njoftimit për shtyp, sapo patrulla e policisë po vendoste gjobat, Neranxi ka nisur ti ofendojë dhe shajë efektivët.

Ish-deputeti dhe biznesmeni Neranxi ka disa muaj qe ka filluar nje lufte me Qeverine Rama per taksat e larta dhe ka kerkuar ne Gjykaten Kushtetuese te rrezoje ligjin e qeverise per kete mori taksash, ku sipas tij jane shkaterruese per krejt biznesin.

Gjithsesi mbreme e mbajten ne polici deri ne mesnate.

NERANZI

Nikollaq Neranxi në polici

SHKARKO APP