Nis protesta e opozitës, shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës

Ka nisur mbrëmjen e kësaj të hëne në orën 20:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit protesta e 10 kombëtare e opozitës së bashkuar. Qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie tranzitore që ta çojë vendin në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme. Mijëra protestues nga të gjithë rrethet e vendit po mblidhen para zyrës së Kryeministrit Edi Rama.

Mbështetësit e opozitës improvizuan një qendër votimi në Bulevard, ndërsa në vend të votave protestuesit hodhën në kuti fletushka ku shkruhej “Rama Ik”.

Në nisje të tubimit nuk kanë munguar dhe efektet skenike të të rinjëve të opozitës. Një kuti e madhe votimi 2 metra e lartë ka dalë nga selia e PD dhe i është drejtuar sheshit para kryeministrisë. Kutia e madhe mbahet nga të rinjtë që në fytyrë mbajnë masakat e protagonistëve të dosjeve të vjedhjes së votave 339 dhe 184, Vangjush Dakos, Damian Gjiknurit, Saimir Tahirit dhe krimelëvë të tjerë që kanë dalë në përgjimet e BILD.

Kutia ndiqet nga disa gomerë të veshur me bluza me logon PS30 dhe po mbushet me “fletë votimi” ku shkruhet Rama ik.

Dhunimi i lirisë së shprehjes, të rinjtë mbyllin gojën me ERTV-në e Ramës

Protestuesit në shenjë protestë të mungesës së lirisë së shprehjes kanë mbyllur gojën me logon ERTV. Një formë proteste edhe ndaj përpjkejeve të qeverisë dhe Edi Ramës për ti mbyllur gojën kritikëve dhe veçanërisht pas miratimit të paketës së re të censurës të miratuar nga qeveria dhe të kundërshtuar nga organizatat e gazetarëve vendas dhe ndërkombëtarë. Të rinj që kanë mbyllur gojën me logon e ERTV mbajnë në duar pankarta për lirinë e medias

Shqiponja me 85 përqind të refuzimit të votimeve moniste në “fluturon” në shesh

Shqiponja e flamurit kombëtar është vendosur në qëndër të protestës së opozitës. Në zemër të saj shkruhet shifra “85%”, aq sa është përqindja e shqiptarëve që refuzuan Ramën në votimet moniste të 30 Qershorit. Opozita bindi shqiptarët që të refuzojnë procesin e njëanshëm të Ramës duke e lënë vetëm me 15 përiqnd të votuesve të ciulët u detyruan të dalin me dhunë në votime pasi duke qënë në administratë humboisnin vendet e punës. PD dhe opozita gjatë gjithë muajit qershor i bënë thirrje shqiptarëve që të braktinin votimin personal të Edi Ramës me 30 qershor.

SHKARKO APP