Një ajsberg i madh sa Londra shkëputet nga Antarktida

Në Antarktidë janë qartësisht të dukshme efektet e ngrohjes globale.

Një ajsberg masiv prej 1550 km katrorë, i quajtur Chasm-1, është shkëputur nga kontinenti i Antarktidës. Studiuesit njoftuan se ajsbergu u shkëput gjatë një batice. Ai është sa Londra si madhësi.

Formimi i ajsbergëve është një proces natyror, por shkrirja e tyre mund të përshpejtohet nga ngrohja globale. Efektet e ngrohjes globale janë qartësisht të dukshme në Antarktidë.

Një ajsberg është një masë e akullit lundrues që është prishur nga skajet e akullnajave ose shtresat e akullit dhe rrëshqet në oqean. Ata tentojnë të lundrojne për javë në oqean të hapur deri sa të shkrihen.

Përafërsisht 1/8 e volumit të akullnajave është mbi sipërfaqen e ujit.

Sipas shkëncëtarëve me këtë ritëm ngrohje globale nga fundi i vitit 2100 shumë ishuj nëpër Oqeane do të përmbyten, sikurse edhe shumë zona bregdetare do të mbulohen nga uji.

SHKARKO APP