FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Oligarkia paguan që të kemi një opozitë të dobët

Nga Daniel Muçaku- 

Dje në parlament pati debat të ashpër mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, ku ndër të tjera Basha përmendi emrat e dy oligarkëve. Më pas në emisionet televizive të darkës të kësaj të enjte kjo ishte temë e debatit. Andi Bushati në Open tha se ky debat në parlament mes tyre ishte i stisur. Por më kryesorja e debatit kishte të bënte me një shqetsim të madh publik: Oligarkia po paguan lekë që të kemi një opozitë të dobët e që të mos vijë në pushtet.

Kjo është kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të investosh për të mos patur opozitë serioze dhe të besueshme në mënyrë që të mbetet kryeministri Rama në pushtet, kjo strategji e këtij grupimi duhet demaskuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një shoqeri nuk mund të jetë e lirë kur nuk ka opozitë serioze, sepse një opozitë e blerë shkatërron demokracinë reale në një vend.

Denoncimi që bëri sot Basha është inkurajues nëse e konkretizon me padi në SPAK dhe me fakte, por nëse e ka bërë thjesht për hakmarrje ndaj disa oligarkëve që po kalojnë dhe ndihmojnë Berishën që ndodhet në bazën e PD-së për të rrëzuar Bashën, kjo nuk është e besueshme, duke ia zhbërë akuzën.

E saktë është se ka vite që oligarkia ka investuar për një PD të dobët dhe të shkatërruar. Dhe ia ka arritur qëllimit, por deri dje Basha nuk ka folur, nuk ka denoncuar publikisht apo në organet e drejtësisë.

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?