Ols Dado, Anita Jella dhe Ndini Tavani, tre prokurorët e rinj të SPAK-ut

SPAK shtohet edhe me tre prokurorë të rinjë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar renditjen përfundimtare të 8 kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Tre prokurorët e përzgjedhur nga KLP për t’iu bashkuar SPAK-ut janë: Ols Dado, Anita Jella dhe Ndini Tavani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lista me 3 kandidaturat e para i përcillet SPAK për kontroll pasurie dhe figure.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me emërimin e tyre në Prokurorinë e Posaçme do të plotësohet dhe organika e këtij institucioni me 20 prokurorë, nga 17 që kanë qenë më herët.

Renditja përfundimtare e 8 kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK:

  1. Ols Dado
  2. Anita Jella
  3. Ndini Tavani
  4. Bledar Maksuti
  5. Kreshnik Ajazi
  6. Pali Deçolli
  7. Albert Kuliçi
  8. Sonila Muhametaj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?