Opozita: PS të zgjedhë kryeministër tjetër. Edi Rama të jap dorëheqjen
Në Parlament dhe jashtë tij kishte tension, sot. Përplasje, sherr dhe protestë. E gjitha kjo ka filluar me skandalin e ish-zyrtarit të lartë të FBI që akuzohet se ka patur lidhje me kryeministrin Rama në disa afera, por më kryesore për eliminimin e opozitës në Shqipëri.
Opozita insiston që kryeministri Rama të vijë në parlament dhe të jap shpjegime për akuzat, por deri më sot Edi Rama nuk pranon të futet në sallën e parlamentit. Në fakt deputetët e PD, përveç pyetjeve kanë edhe një skenar ndaj tij, bile më të egër se sa hedhja e bojës nga Edi Paloka.
Deputeti i PD, Tomor Alizoti tha sot në parlament se Edi Rama të jap dorëheqjen që të shpëtojë Shqipëria nga ky skandal me amerikanët dhe mazhoranca të gjejë një tjetër kryeministër nga radhët e saj.
Edhe Berisha e Meta këtë kërkojnë, dorëheqjen e Edi Ramës nga kryeministër.
Por a do të ndodhë kjo?
As që e mendon Rama!