Opozita, të hënën protestë kombëtare kundër qeverisë
Opozita i rikthehet protestave, ditën e hënë. më datë 8 korrik. Protesta do të zhvillohet në orën 20:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Zhvillimi i protestës është konfirmuar nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit me krerët e bashkive të Partisë Demokratike.
Kjo është protesta e 10 kombëtare e opozitës dhe e para pas 30 qershorit, dita kur një pjesë e qytetarëve u bënë pjesë e procesit të votimeve. Njëherazi kjo protestë vjen në ditën kur mazhoranca ka paralajmëruar që do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme plenare.
Më një prononcim për mediat, pas takimit me kryeLulzim Basha ftoi të gjithë shqiptarët ti bashkohen kësaj proteste.
“Dua të falendëroj nga zemra edhe njëherë mbi 85% të shqiptarëve që refuzuan diktaturën, farsën e Edi Ramës me 30 qershor. Dua ti ftoj të gjithë këta qytetarë dinjitozë të Shqipërisë europiane, nëna e baballarë, të rinj e të reja, prindër e bijë nënash shqiptarë, të na bashkohen ditën e hënë në orën 20.00 në një protestë të madhe kombëtare për të qëndruar të bashkuar me mirënjohje të thellë, me besim tek vetvetja dhe tek njëri-tjetri dhe për të vazhduar të vendosur, pa asnjë hap pas betejën tonë për çmontimin e diktaturës, për demokracinë, për Kushtetutën, për lirinë, fëmijët, familjet tuaja dhe të ardhmen e Shqipërisë Europiane. Të gjithë bashkë ditën e hënë në orën 20.00 në Tiranë”,- deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha.