Opozitë! Mos rri, por ngrihu në protesta kundër Ramës!

Gongu për përballjen elektorale ka rënë. Më 25 prill 2021, pas 7 muajsh, shqiptarët do të votojnë se cila do të jetë qeveria dhe përbërja e parlamentit të ardhshëm.

Sondazhet tregojnë hapur se opozita vjen në pushtet me shumë mandate deputetesh, bile që Rilindja humbet shumë rëndë, sa asnjëherë në këto 30 vite.

Ndërkohë Qeveria e ka nisur prej kohësh fushatën dhe shpresat për mandatin e tretë nuk janë te votat e qytetarëve, por te manipulimi i zgjedhjeve. Ndryshimi i Kushtetutës dhe ndalimi i koalicioneve ishte një lëvizje antiligjore që është pjesë e planit për manipulimin e zgjedhjeve. Kodi Elektoral ende nuk është miratuar me ndryshimet e reja ndaj qeveria “Rama” dhe në mënyrë të dukshme po zvarrit gjithçka. Qëllimi është që deri në momentet e fundit të zgjedhjeve opozita të jetë e paqartë për rregullat e garës dhe mundësisht mes problemeve brenda vetes për t’i dhënë avantazh rilindjes.

Këto javë dhe në muajt në vazhdim qeveria ka lëshuar dorën ndaj çdo afere korruptive dhe projekti të dyshimtë. Pardje u hapën dyert e kazinove dhe lojërave të kumarit. Vendimi është vetëm për një grup klientësh afër qeverisë që jo se nuk kanë ku luajnë bixhoz, por nuk kanë si pastrojnë paratë e krimit dhe korrupsionit. Një pjesë e këtyre parave do të përdoren edhe për të blerë zgjedhjet. Qeveria vendosi që numri i punonjësve të përkohshëm në bashkitë e vendit, që drejtohen të gjitha nga PS, të dyfishohet. Më shumë se 3 mijë vete do të futen në punë jo se i duhen administratës, por se votat e tyre dhe të familjeve të tyre i duhen PS-së për zgjedhje.

Ky është një krim i pastër elektoral, por SPAK akoma hesht.

Dje modeli i koncesioneve arriti kulmin duke i dhënë në përdorim privatit edhe Parkun e Butrintit. Vendi që është pasuri e trashëgimisë botërore, si pjesë e UNESCO, do t’i jepet një kompanie private që nuk ka hallin e vlerave arkeologjike, por të nxjerrjes së lekëve me sa më shumë vizitorë dhe aktivitete brenda tij. Koncesionet janë një nga qindra aferat e tjera të dyshimta ku Rilindja ndan lekët me oligarkët për të marrë më pas mbështetje financiare për blerje votash gjatë zgjedhjeve. Ndërkohë denoncime publike dhe jo publike flasin për takime të drejtuesve të PS me përfaqësues të njohur të botës së krimit. Se çfarë bisede mund të bëjë një ministër apo deputet me kriminelët, dihet. Rilindja u jep mbështetje për paprekshmëri për krimet që kanë bërë dhe shkelësit e ligjit i japin mbështetje PS-së për të vjedhur vota dhe për të kapur shtetin.

Kjo është skema kryesore e vjedhjes së votave nga PS dhe për zbatimin e saj është vënë në lëvizje gjithë makineria e shtetit.

Përballë kësaj urdie rilindasish të veshur me pushtet politik dhe shtetëror që pret të masakrojë zgjedhjet, opozita duket se e ka marrë lehtë sfidën e 25 prillit 2021. Kandidatët, programet, strategjitë e fushatës dhe spotet elektorale kanë rëndësinë e tyre, por ato vlejnë në një garë normale zgjedhore. Rilindja nuk ka ndërtuar një shtet normal dhe kjo fushatë nuk ka për të qenë shesh me lule. Përballë është një qeverisje që nuk ka lidhje me shtetin dhe parimet. Ajo tregoi këto tetë vite se është e aftë të bëjë çdo gjë për të mbajtur pushtetin. Një bllok i tillë qeverisës ku korrupsioni, krimi e mafia mbizotërojnë, nuk mund të iki vetëm me deklarata. Ata do të bëjnë betejën e tyre për jetë a vdekje dhe opozita nuk mund të shkojë në fushatë me idenë që do dorëzohen shpejt.

Ndaj bashkë me përzgjedhjen e kandidatëve, programet dhe taktiket elektorale, opozita nuk duhet të humbasë asnjë ditë kohë në nisjen e protestave. Për të ardhur në pushtet kundër kësaj qeverie të lidhur me krimin, duhet të përgjaken si Zaevi në Shkup

Bile është paksa vonë që nuk ka dalë në sheshe! /Mili Xhani/

SHKARKO APP