Pacolli pyet “Shtabin e milionerëve”:Ku e morët milionin e parë ju politikanë?
Kreu i AKR’së Behgjet Pacolli, në një postim në Facebook, ka goditur “Shtabin e milionerëve”. Pacolli i është referuar dokumentarit të Zona Express që flet për pasurinë e drejtuesve të luftës, për t’i pyetur ata se si janë ata se janë pasuruar pa asnjë konkurrencë. “Unë i habitur pyes: nga ku, nga puna apo Buxheti i Kosovës?” ka shkruar ai.
Ky është postimi i plotë i Pacollit.
Të dashur miq,
Duke shikuar në Internet pashë edhe një herë emisionin investigativ “Shtabi i Milionerëve”.
Me siguri shumë qytetarë kanë pyetur si ka ndodhur ky pasurim i shpejtë i këtyre politikanëve që përmendeshin në atë emision. Këta paskan qenë dikur në shtabe lufte, që për qytetarët ishin si sinonim i së mirës dhe krenarisë patriotike kombëtare. Tash këta njerëz qenkan në një shtab tjetër, shtab milionerësh. Pra, paska ndërru edhe objektivi i luftës, luftë për miliona.
Unë milionin e parë e bëra me shumë vështirësi, punë 35 vjeçare e sakrifica, jashtë shtetit, në një konkurrencë të ashpër të ekonomisë së tregut të lirë, duke konkurruar me mendjet më kreative të botës, ndërsa anëtarët e Shtabit të Milionerëve pasurinë e tyre, siç e pashë, e kishin krijuar pa hasur në kurrfarë vështirësie e pa konkurrencë. Unë i habitur pyes: nga ku, nga puna apo Buxheti i Kosovës?
Shumë e fortë qenka Kosova që u paska sjellë shumë fat njerëzve të caktuar të cilët i shohim dhe për të cilët dëgjojmë çdo ditë.
Por ka një problem, Kosova e udhëhequr nga këta njerëz deri tani nuk u solli këtë fat qytetarëve të vet.Për fat të keq, ne shumë shpejt, ndoshta do të shohim edhe milionerë të tjerë që u pasuruan nga paratë tona (para që ia kishim dedikuar kauzës tonë në Kosovë) që një pjesë e madhe e tyre kurrë nuk shkuan aty ku duhet(Express)