Paloka dhe Vasili: Do përleshemi e gjakosemi si Zaevi kundër klikës së Edi Ramës!

Fushata elektorale ka filluar praktikisht. Edi Rama dhe Rilindja kanë thirrur kryebashkiakët, deputetët dhe krejt administratën shtetrore që të mbushin kutitë me vota të blera. Ministra, ish-ministra dhe kryebashkiakë po takohen fshehurazi me banditë, kapo të krimit të drogës, që të bëjnë çmos për marrjen e votave për mandatin e tretë me forcë, dhunë dhe blerje.

Edi Rama e di mjaft mirë se sondazhet e nxjerrin PD dhe LSI me mbi 84 mandate deputetësh.

Ndaj opozita ka vetëm një reagim: Platformë, takime me njerëz, seleksionim kandidatësh profesionistë e me integritet si dhe përballje ballë për ballë.

Edi Paloka dhe Petrit Vasili janë për tu përballur trup me trup me bandat e Edi Ramës dhe Rilindjen e cila synon të vjedhë pushtetin me 25 prill 2021, ku dihet se populli nuk duron më këtë pushtet 8 vjeçar të Ramës.

Petrit Vasili theksoi se duhet si Zeav në Maqedoni që u gjakos, të dalim kundrejt Ramës. LSI dhe Petrit Vasili janë për trup me trup kundër regjimit të Rilindjes. “Me hunj e gurë do dalim po preku votat Rama”,- shtoi Vasili.

Edhe Edi Paloka, nënkryetar i PD, dhe figurë emblematike e demokratëve thotë për KJ se vetëm me forcën e popullit rrëzohet Edi Rama. “Do të bëjmë të pamundurën, do bashkojmë çdo faktor opozitar vetëm që të zhdukim Edi Ramën nga pushteti”.

Edi Paloka thotë se jam për ta shporrur me të gjitha mënyrat kryeministrin e krimit.

SHKARKO APP