Papa Françesku del në këmbë rrugëve të Romës
Ndërkohë që shumë liderë botërorë janë strukur dhe nuk shkojnë as në zyrat e tyre të ruajtura me roje, dje Papa Françesku ka lënë Vatikanin dhe është parë të ecë rrugëve të Romës. Ai është lutur që pandemia e koronavirusit të përfundojë. Ai ka shkuar në këmbë në kishën San Marcello al Corso dhe më pas Salus populi Romani.
Ai ka bërë një lutje kundër asaj që po ndodh me pandeminë e cila ka marrë jetë njerëzish. Në Vatikan mbetet i lartë alarmi ku janë anuluar të gjitha ceremonitë që u paraprijnë Pashkëve.