Paralajmërimi i prerë nga Trump: Nëse shtetet anëtare të NATO-s nuk paguajnë faturat, SHBA do tërhiqet nga Aleanca!

“Në një intervistë për televizionin NBC që u transmetua të dielën, zoti Donald Trump ripërsëriti paralajmërimin e tij për aleatët e NATO-s se nuk duhej marrë si e mirëqenë prania e përhershme e Shteteteve të Bashkuara në aleancën ushtarake perëndimore gjatë mandatit të tij të dytë.

I pyetur në intervistën e regjistruar të premten nëse ai do të konsideronte mundësinë e tërheqjes nga NATO, zoti Trump tha se kjo ishte një pyetje e hapur.

“Nëse ata paguajnë faturat dhe nëse mendoj se po na trajtojnë në mënyrë të drejtë, përgjigja është po, absolutisht unë do të qëndroj me NATO-n,” tha ai për emisionin “Meet the Press”.

Kur u pyet nëse do ta konsideronte tërheqjen nga NATO nëse kjo nuk ndodh, Presidenti i zgjedhur Trump u përgjigj: “Absolutisht. Po, absolutisht”- shkruan “Zëri i Amerikës”.

SHKARKO APP