PD e Berishës vendos në Këshillin Kombëtar: Do futemi në zgjedhje me Koalicion!
Pas një mbledhje të gjatë Këshilli Kombëtar i PD së Berishës ka vendosur, pas vendimit të gjykatës së Apelit, që të futen në zgjedhje me Koalicion.
Natyrisht duke ditur se KQZ nuk do ti regjistrojë si PD, atëhere manovra juridike dhe politike duket se mbetet Koalicioni me parti të tjera.
Nuk është pranuar propozimi për të dalë me kandidat të pavarur.
Pas këtij vendimi të këshillit kombëtar të PD së Berishës, i vetmi variant për Koalicion mbetet ajo me Partinë e Lirisë te Ilir Metës dhe mundet edhe me disa parti të tjera.
Pas këtij vendimi duket hapur se PD me Enkelejd Alibeajn do të regjistrohet nesër në KQZ dhe do të garojë me kandidatët e tij në 61 bashkitë e vendit.
Me këtë mënyrë PS dhe kryeministri Rama ka siguruar një fitore të thellë, pasi kandidatët e opozitës, saktësisht nga radhët e PD, do ti copëtojnë votat njeri tjetrit duke dhënë fitoren PS.