Përplasja kundër ideatorit të Grushtit të Shtetit, Edi Rama fillon me 2 mars në Bulevard, më pas në Parlament beteja finale!

-Pas 2 marsit do ketë një lëvizje tjetër të fortë të Ilir Metës, por në sallën e parlamentit, ku siç e quajti dje “gjysëm parlamenti”. Edhe atë ditë populli do thirret të te sheshi para sallës ku vegjetojnë deputetët e turpit, ndërkoë Presidenti do firmos dekretin e shpërndarjes së Kuvendit mu në sy të kryeministrit dhe deputetëve.

-Kreu i shtetit akuzoi dje kryeministrin Rama si inisiatori, frymëzuesi dhe zbatuesi i këtij Grushti Shteti. Por Ilir Meta e paralajmëroi Edi Ramën se me 2 mars nis rruga e tij dhe e popullit kundër regjimit të mafies shtetrore dhe i kujtoi shefit të qeverisë të vishet me poture të gjera, sepse përballja do të jetë vendimtare këtë herë. Ndërkohë mazhoranca është frikësuar nga kjo lëvizje drastike e numrit një të shtetit shqiptar.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka prezantuar dje nisjen e një aksioni të fortë  për të kthyer vendin në shinat e legjitimitetit kushtetues dhe demokracisë. Në një konferencë për mediat, Presidentit u bëri thirrje qytetarëve për të marrë pjesë në tubimin që do të organizohet më datën 2 mars në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, para Presidencës. Kjo datë, sipas kreut të shtetit, do të jetë dhe nisja e çmontimit të grushtit të shtetit me dekrete ligjore dhe me reagim qytetar kundër oligarkëve. “Nëse ky institucion (Presidenca) është sot një kështjellë e vetme,  por e pamposhtur e mbrojtjes së demokracisë, nga data 2 Mars kur do firmoset dekreti i parë kundër grushtit të shtetit, pikërisht përpara popullit shqiptar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku do të lidhim besëlidhje për të shpartalluar regjimin e oligarkëve dhe të mafias ndërkombëtare, në 2 Mars ju presim të gjithë pasdite se shumë shpejt falë popullit shqiptar nuk do të ketë vetëm një institucion që është Presidenti i Republikës, por të gjitha institucionet që janë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do t’i kthehen popullit shqiptar… Ata që kërkojnë popullin e Presidentit në ËhatsApp, të porosisin poture të gjera”, deklaroi Presidenti Ilir Meta.

Aksioni i ri qytetar ka qëllim jo vetëm denoncimin e grushtit të shtetit të Rilindjes, por edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve se kjo nuk është një përplasje politike, por një betejë për të shpëtuar institucionet dhe për t’i dhënë fund një qeverisje kriminale. Data 2 mars duket se nuk është zgjedhur rastësisht nga kreu i shtetit. 2 marsi është datë që lidhet me Besëlidhjen e madhe të Lezhës, 2 mars 1444 dhe mesazhi shkon për gjithë qytetarët që ta shohin këtë tubim si një besëlidhje për të respektuar institucionet, Kushtetutën, demokracinë dhe çdo vlerë që e bën Shqipërinë një vend europian.

Thirrja e kreut të shtetit, Ilir Meta vjen pas një sërë denoncimesh flagrante për akte antikushtetuese dhe shkelje ligjore të Rilindjes. Liste e krimeve kushtetuese që kjo qeveri ka konsumuar është e pafund. Janë më shumë se 30 ligje të kthyera nga kreu i shtetit si anti-kushtetuese dhe që tregojnë se kjo qeveri është shkelësja më e madhe e Kushtetutës. Çështja  skandaloze e 30 qershorit dhe zgjedhjeve moniste është një plagë fatale që ka marrë demokracia 30-vjeçare shqiptare. Pasojat e kësaj goditje fatale po ndjehen sot në asgjësimin e bashkive si nocion dhe pushtet, por krimi më i madh është ai që u bë ndaj votës dhe heqjes së të drejtës së shqiptarëve për të zgjedhur. Krimet e Rilindjes vijojnë çdo ditë dhe më i fundit është ai i kapjes së Gjykatës Kushtetuese. Institucioni më i rëndësishëm i drejtësisë po tentohet të merret me çdo kusht nga mazhoranca duke manipuluar institucionet vendase dhe të huaja, duke fshehur grabitjen e Kushtetues si pjesë të reformës në drejtësi. Ndërkohë institucionet e tjera janë vënë në rresht dhe realisht, veç Presidencës nuk ka asnjë, qoftë e formalisht që të mos jetë nën kontrollin e mazhorancës. Presidenti Ilir Meta ka muaj që po denoncon i vetëm masakrën ligjore me Gjykatën Kushtetuese. Sjellja e Rilindjes ka tejkaluar çdo logjikë normale shtetërore, kur kanë zgjedhur që me ligje të veçanta të ndryshojnë dhe kompetencat kushtetuese të Presidentit. Paradoksalisht çështja trajtohet sikur kjo është vetëm një betejë e Ilir Metës, ndërkohë që këtu nuk po sulmohet vetëm individi por po sulmohet institucioni. Kur Edi Rama vendos heqjen e kompetencave kushtetuese, të gjithë ata që mendojnë se po ia heq Ilir Metës e kanë gabim. Jo, Edi Rama po tenton të shkatërrojë institucionin e Presidencës dhe gjithçka tjetër që ka mbetur ende e panënshtruar nga Rilindja në vend.

Më përgjegjshmërinë e një shtetari, Presidentit Meta po merr përsipër misionin për t’i thënë ndal jo vetëm paligjshmërisë së qeverisë “Rama”, por edhe shkatërrimit të institucioneve dhe gjithë problemeve që ka sjellë Rilindja.

Ndaj me 2 mars të gjithë në bulevardin kryesor para presidencës.

2 Marsi do jetë dita e fillimit të sulmit kundër banditëve që po shkatërrojnë vendin dhe që synojnë grusht shteti ndaj Kushtetutës./Mili Xhani/

SHKARKO APP