Përplasje SPAK me Gjykatën e Posaçme

SPAK-u ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares së posaçme për rastin Berisha-Malltezi.

SPAK ka depozituar në Gjykatën e Posaçme të Apelit dy kërkesa të tjera për përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi për shqyrtimin e kërkesave të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, të cilët kanë depozituar një kërkesë për shuarjen e masave shtrënguese.

Ja kërkesa e SPAK:

Duke iu përgjigjur interesit të lartë të medias dhe publikut, mbi shqyrtimin e kërkesave të depozituara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 24.11.2023, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar informon se:

– me nr. 12 akti, datë 24.11.2023 regjistrimi, është depozituar kërkesa e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt “Përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale me objekt Ankim kundër vendimit penal të datës 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin është vendosur rrëzimi i kërkesës me objekt “Konstatimi i humbjes së fuqisë së masave shtrënguese “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit””, caktuar ndaj personit në hetim S.B”. Kjo kërkesë do të shqyrtohet nga trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, ditën e sotme, në datë 24.11.2023, në orën 12:00.

– me nr. 13 akti, datë 24.11.2023 regjistrimi, është depozituar kërkesa e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt “Përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale me objekt Ankim kundër vendimit penal të datës 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin është vendosur rrëzimi i kërkesës me objekt “Konstatimi i humbjes së fuqisë së masës shtrënguese “Arrest në burg”, caktuar ndaj personit në hetim J.M.”. Kjo kërkesë do të shqyrtohet nga trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, ditën e sotme, në datë 24.11.2023, në orën 13:15″ përfundon njoftimi i SPAK.

Por fill pas kësaj kërkese të SPAK, është kundërpërgjigjur gjykata e posaçme e Apelit, duke shigjetuar prokurorët e SPAK për rastin Ilir Beqja, ish-ministrin e shëndetsisë.

Me sa duket do të kemi përplasje të fortë mes SPAK dhe gjykatës së Posaçme.

Në të vertetë prokurorët e SPAK po punojnë në mënyrë të jashtëzakonshme kundër krimit dhe korrupsionit.

 

 

SHKARKO APP