Petro Koçi: “Erion Veliaj të jap dorëheqjen”. Por si mendon Veliaj?
Petro Koçi, një nga mbështetësit me të zjarrtë te Erion Veliajt, deklaroi sonte në news24 se “për mendimin tim, e mira do të ishte që vetë Veliaj të jepte dorëheqjen, në mënyrë që qytetarët e Tiranës të merrnin gjithë shërbimet”.
Ndërkohë nëse do të kishte ndërmend ta jepte dorëheqjen, Veliaj e bënte fill pas Asamblesë së PS, ku kryeministri deklaroi politikisht se Ogerta Manastirliu do të jetë kandidatura e PS për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë.
Por nëse shikon profilin e tij në facebook, ai akoma shkruan” kryebashkiak i Tiranës”.

Mësohet nga burime të rezervuara se Veliaj nuk do të firmosë dorëheqje nga qelia e burgut.
Pikëpyetja mbetet se si do ta shkarkojnë; sepse avokatët e tij janë shprehur se do ta çojnë në gjykatën kushtetuese nëse e shkarkojnë.
KOHA JONË SONDAZH

