“Pjellshmëria” e kutive të votimit të Ramës dhe “inkubatori” KQZ

Votimet moniste në pluralizëm kanë mbaruar. Sot bëhet një javë. Por akoma nuk kemi rezultate të çertifikuara nga KQZ-ja socialiste. Përherë kur kishte zgjedhje, natyrisht me opozitë, KQZ-ja brenda dy apo tre ditëve jepte rezultatin. Ndërsa këtë radhë ndonëse me zgjedhje moniste, ku PS-ja garoi me vetveten, ku komisionet e qendrave të votimit dhe KZAZ-të ishin vetëm me anëtarë të PS-së, akoma nuk kemi një rezultat të KQZ.

Kryetari KQZ, Klement Zguri ka kundërshtuar procesin antidekret si dhe ka kërkuar hetim për kutitë që janë mbushur. Por e kërcënuan me jetë militantët e PS-së, siç kërcënuan dhe goditën sot makinën e Fatos Lubonjës, intelektualit të pavarur dhe që po kritikon hapur kryeministrin.

Faktet dhe videot që janë bërë publike, edhe në rrjete sociale, ku mbushen kutitë e votimit me vota fiktive, janë skandaloze, pasi vjedhin edhe duke qenë vetëm pa konkurentë. Këtë e bëjnë për të shtuar numrin e votuesve dhe për të deklaruar se kemi numrin e votuesve që gjoja kanë patur në 2015 dhe 2017. Por edhe këtu, nga nxitimi e hutimi që morën krejt “tepsinë”, kanë shtuar kaq shumë sa nuk e ha njeri. Ka raste kur numri votuesve del më i madh se i atyre të regjistruar! Siç ka plot emigrantë që nuk kanë hyrë në Shqipëri po rezultojnë si votues!

Ndaj po vonon KQZ, “inkubatori” i shtimit të votave për PS.

 

SHKARKO APP