Lulzim Basha: Do të shtypim pa mëshirë bandat e krimit dhe mafias së pushtetit të Ramës

Opozita ka thirrur sot protestën e 10 kombëtare. Tubimi kishte një pjesëmarrje të jashtëzakonshme që ka tejkaluar pritshmëritë. Fotot më poshtë tregojnë se thirrjes së opozitës i janë përgjigjur shumica e shqiptarëve.

Protesta ka nisur në orën 20:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore që ta çojë vendin në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme. Mijëra protestues nga të gjithë rrethet e vendit janë mbledhur para zyrës së Kryeministrit Edi Rama. Mbështetësit e opozitës improvizuan një qendër votimi në Bulevard, ndërsa në vend të votave protestuesit hodhën në kuti fletushka ku shkruhej “Rama Ik”.

Lulzim Basha ka folur prerë se me Edi Ramën dhe pa dënuar banditët politikë të votave të publikuara nuk ka asnjë marrëveshje.

Basha ka kërcënuar hapur duke thënë se dita e gjykimit do të vijë për të gjithë kriminelët dhe se ata do të shtypen pa mëshirë. Kryedemokrati ka premtuar se Shqipëria do të çlirohet nga barra e të fortëve në politikë, në rrugë, në media e në biznes.

Basha: Përgatituni për ditën e gjykimit, drejtësia ka vonuar por nuk do të mungojë. Kriminelëve u themi, ne do t’ju shtypim pa mëshirë dhe do e pastrojmë Shqipërinë nga barra juaj. Shqipëria do të jetë një vend i lirë pa krim dhe pa dhunë. Ne do t’i japim fund politikës së të fortëve, të fortëve të rrugës, të politikës, të medias, fund të fortëve të biznesit.

Basha gjithashtu deklaroi se nuk do të ketë asnjë zgjidhje politike me Ramën, derisa ai të largohet dhe në burg të shkojnë vjedhësit e zgjedhjeve.

Basha: Kriza duhet të zgjidhet dhe do të zgjidhet me parime, dhe jo me pazare. Kjo krizë do të zgjidhet duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Ata që e kanë sjellë vendin në këtë vend, ata që sollën krimin në politikë, ata që u korruptuan, nuk do të dalin nga kriza si shpëtimtarë, por si përgjegjës.Vetëm kjo e shpëton të ardhmen evropiane të Shqipërisë: Nxjerrja e politikanëve të lidhur me krimin para drejtësisë së pavarur. Vetëm drejtësia përmes ligjit.

Dua ta deklaroj para gjithë botës: Derisa të dalin para drejtësisë, ata që vodhën votat e shqiptarëve, bashkë me krimin, nuk do të ketë zgjidhje politike. Ne do të bëjmë çdo përpjekje. Do të përdorim çdo mjet për t’i nxjerrë ata para drejtësisë.

Kryemadhi: Më 30 qershor Rama mori goditje ballore

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi për mediat u shpreh se në 30 qershor Rama mori goditje ballore. E pyetur për votimin e komisionit hetimor që lejon vazhdimin e procedurave për shkarkimin e Presidentit Meta, që u votua sot në një seancë të posaçme, Kryemadhi u shpreh se shqiptarët sot nuk kanë hallin e karriges së Metës por sepse duan të hyjnë në BE. ”Sot problemi është tek ajo që duan sot shqiptarët. Sot shqiptarët nuk kanë hallin e karriges së Metës, por duan një Shqipëri në BE”.

Komisioni hetimor për shkarkimin e Metës, Berisha: Grusht shteti dhe akt puçist

Nga protesta e opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta. Në një prononcim për mediat, Berisha tha se ai është një akt i mirfilltë puçist dhe grusht shteti. “Akt të mirëfilltë puçist të Edvin Kristaq Kolekës. Është grusht shteti dhe thellim i grushtit të shtetit dhe Edi Rama do përgjigjet”,- tha Berisha.

SHKARKO APP