Plas te Bashkim Hoxha: Nuk kemi bukë, na lini të punojmë!

Emisioni “Koha për tu zgjuar” te Bashkim Hoxha në News24 ishte edhe sot me një mori akuzah dhe ankesash ndaj qeverisë pasi ndonëse i ka mbyllur brenda nga frika e përhapjes së koronavirusit, nuk po i lejojnë të punojnë, pasi thonë se “nuk kemi bukë e as ushqim”.

Ndonëse Bashkim Hoxha u mundua të justifikonte me takt vendimin e kryeministrit që mbylljen brenda në shpi të krejt popullit e ka ndërmarrë për të ruajtur sejcilin apo sejcilën nga sëmundja, prapë nuk ndalonin telefonat afro një orë gjatë emisionit duke sharë qeverinë.

Të gjithë kërkojnë që ruhemi nga koronavirusit, por edhe duhet punuar që të ushqehen njerëzit.

-Pse nuk na lejon të punojmë siç do Ai me masa ekstreme shendetsore, por ama të punojmë?

-Pse ai thotë dilni nga ora 5 e mëngjezit ndërkohë që administrate shtetrore del në ora 8?

E plot pyetje të shumta ankuese, sepse të gjithë janë dakort të marrim masa higjenike dhe distancimi me njeri tjetrin, por ama të punohet.

SHKARKO APP