Po vjen fundmuaji e njerëzit duan paratë e premtuara zoti Kryeministër. Ku janë futur lekët zoti Ahmetaj?

Kryeministri para disa ditësh, nën presionin e biznesit shqiptar, nxori një plan ekonomik, sipas tij që do mbajë në këmbë krejt ekonominë shqiptare. U tha për 100 milionë euro vetëm për biznesin, u nxorën disa miliona euro të tjera, por përveç investimeve të ngushta e nën alarm për mjeksinë (natyrshëm), lekë të tjera nuk po shikojnë biznesi i madh e i mesëm, pensionistët dhe biznesi i vogël.

Një oligark tha për “KJ” se nëse Rama nuk mban fjalën atëhere do ti shkurtoj punëtorët dhe ti mbajë ai me asistencë sociale.

Fundmuaji vjen dhe njerëzit e mbyllur brenda, edhe dhunshëm, nuk dijnë kush do ti paguajë: qeveria apo pronarët e bllokuar? Në të gjitha vendet, shteti ka hapur thesin e buxhetit të tij e po shpërndan për çdo familje, pa harruar duke donatuar biznesin, sepse nëse falimentojnë kompanitë dhe firmat, atëhere shteti futet në koalps total.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë kryeministri mbrëmë nuk toleroi asnjë familje te pagesa e enërgjisë elektrike, por shumë pensionistë pyesin në rrjete sociale se si do ti paguajnë kur as lekë nuk kanë apo nuk i lejojnë të dalin jashtë, edhe kur iu ka mbetur ndonjë lekë sa për ilaçet dhe dritat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri Arben Ahmetaj është emëruar edhe për ndarjen e këtyre fondeve për koronavirusin, por siç duket nuk ka gjetur çelesat e kasafortës së eurove, ndonëse ka një nuhatje prej dreqi ndaj eurove.

Biznesi pret, të punësuarit presin për lekët, pasi jemi në gjendje të jashtëzakonshme e njerëzit përveç mbylljes brenda duan edhe të ushqehen.

Zoti Kryeministër! Nëse për izolimin e popullit po punon bukur (dhe duhesh lavdëruar, sepse e bën me pasion), ndërsa kur vjen puna te zgjidhja për lekët se njerëzia e bllokuar nuk ka më se të ushqehet Ju nxirrni e postoni citate e slogane sa nga profetët e Lindjes së Mesme e deri te ish-kryeministri Churchill.

Por njerëzit nuk hanë citate!

Alban Mati

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?