Policia e Shtetit kontrollon edhe me dron shkelësit e rregullave të koronavirusit

Frika nga koronavirusi mban ende botën në ankth. Sidomos SHBA e Britania e Madhe, pa harruar Spanjën e Italinë, që mbeten “kampione” në Europë.

Ndërkohë në Shqipëri policia e Shtetit ka marrë masa, që në fundjavë dhe në ata fasha orari, ku nuk lejohet të dilet jashtë shtëpisë, të mund të kontrollojë territorin e vendit, me anë të droneve.

Sipas burimëve nga policia e shtetit territori do të kontrollohet me dron. Kontrolli bëhet me teknologji të lartë. Përveç kontrolleve nga policia në rrugë tokësore, po funksionojnë kontrolle edhe nga ajri.

Droni ka kamera, që ka pamje të qarta nga sipër, ku fluturojnë. Ata (dronet) janë të pajisura edhe me magnitofon, që mund të përcjellin mesazhe audio, e ku kalimtarët paralajmërohen.

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka kërkuar forcime në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Vlorë, pasi në këta rrethe ka pasur raste më problematike. Po kështu edhe dy drejtorët e rëndësishëm të policisë së shtetit, Tonin Vocaj dhe Gjovalin Loka po organizojnë kontrolle kudo. Duhet pranuar se policia e shtetit punon 24 orë në 7 ditët e javës dhe duhet përgëzuar për menaxhimin korrekt që po i bën situatës se koronavirusit. Natyrisht pa harruar “heronjtë” që mbeten mjekët e spitalit infektiv. Po kështu mësohet se edhe drejtori policisë rrugore të Republikës, Mitat Tola po kontrollon personalisht gjithë akset kryesore.

Masat janë marrë më të ashpra, pas rastit të Vlorës, ku disa persona luajtën futboll, edhe pse jemi në kushte të karantinës.

Janë marrë masa edhe për policët, që të dizinfektohen në mënyrë të rregullt. Deri tani ka 8 policë të infektuar me Covid—19 dhe fatmirësisht nuk kanë komplikacione të rënda.

SHKARKO APP