Portalet kriminale e bëjnë të vdekur aktorin e madh, ndërsa Mirush Kabashi ua kthen: “Gëzuar Vitin e Ri 2023. Shëndet, mbarësi e suksese”
Disa portale për të dytën herë e kanë bërë të vdekur aktorin e njohur, Mirush Kabashi.
Së fundmi lart e poshtë po qarkullojnë lajme se aktori i njohur është ndarë nga jeta, lajm i cili është krejt i pa vërtetë.
Vetë aktori ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri, krah një fotoje me bashkëshorten ku duket më në formë se asnjëherë më parë shkruan zjarr.tv, pronë e aktorit të njohur Ismet Drishti.
“Gëzuar Vitin e Ri 2023. Shëndet, mbarësi e suksese”, shkruan aktori i madh Mirush Kabashi, i cili mbetet një ikonë e artit shqiptar.
Ajo që botojnë disa portale kriminale duke e bërë të vdekur tjetrin, ka nevojë për penalitete ligjore deri në mbylljen e tyre nga AKEP dhe AMA.
Ndaj ka nevojë për një ligj për portale, por jo krejt siç e kërkon qeveria. Gjithsesi një ligj duhet që të disiplinojë këtë katrahurë portalesh.
Një nen i ligjit ka nevojë që të regjistrohet në tatime çdo portal, ku në faqen online të ketë adresë, numër NIPTI, përsoni përgjegjës për portalin, adresën ku mund të gjendet, etj.