Prapë Edi Rama tallet me ish-liderin e PS-së, Fatos Nano

Nga Daniel Muçaku dhe Lindita Kokoli-

Jo pak deputetë të PS-së dhe mijëra socialistë prisnin që kryeministri Rama dhe PS-ja të kandidonte për president Republike, Fatos Nanon.

Por tashmë u bë e qartë se jo!

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një gjeneral major që pret të hyjë në zyrën e kreut të shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama e ka përdorur përbukuri, sa herë ka dashur apo i ka hyrë në punë, Fatos Nanon. Duke ia ditur pikën e dobët familjare se e donin presidencën si stoli pensioni, kryeministri ia ka lenë një udhë dhishë hapur duke e lenë të presë me endërra ish-liderin e PS-së.

Edhe këtë herë ishte bërë gati ish-lideri socialist për tu zgjedhur në krye të shtetit shqiptar. Burime të afërta pranë ish-liderit majtist tregojnë se ai kishte afro katër muaj që bënte stërvitje për tu dobësuar nga pesha e rëndë fizike në mënyrë që të ishte dinjitoz, edhe në peshë, kur të shkonte te zyra e Ilir Metës për të marrë çelesat e numrit një të shtetit.

Po kështu të njëjtat burime thonë se ishte porositur garderoba presidenciale dhe se nga kryeministria negociatori kishte premtuar ish-kreut të PS-së se tashmë është e garantuar, pasi 71 vota janë gati.

Për dreq e për fatin e tij të keq, të Nanos, ishte kryeministri Rama që manovroi në minutën e fundit dhe nxori gjeneral majorin Begaj.

Shumë pikëpyetje po ziejnë në katunin e Surrelit se pse nuk vuri as femër, siç kishte premtuar, por as Fatos Nanon që ia mikloi endërren e tij shumëvjeçare për tu bërë president. Por një burim konfidencial kryeministror tha nën zë se Rama kishte frikë nga ndonjë aleancë Nano-Berisha (si në foto).

Në të vertetë Fatos Nano mbetet lider majtist modern dhe e meritonte. Mundet në vitin 2027 të jetë në lojë Nano për tu bërë President.

Edi Rama herën tjetër do ta mbajë fjalën!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?