FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Begaj viziton në Nju Jork shkollën në anglisht dhe shqip

“Për herë të parë në botë një shkollë me program duo bilingual anglisht-shqip nisi në New York, në P.S.108 Philip J.Abinanti School.

Ky program është një urë midis brezash, kulturash dhe kombesh.

Duke i krijuar fëmijëve shqiptarë në New York mundësinë për të mësuar në gjuhën shqipe, u kemi dhënë atyre krenari për rrënjët dhe trashëgiminë e tyre të vyer”- shkruan Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nga New Yorku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë Presidenti Begaj foli në OKB, ku tha ndër të tjera se “Vendi i Kosovës në këtë Asamble mbetet padrejtësisht bosh.

Njohja e pavarësisë së Kosovës, mbështetja për anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare është një akt drejtësie ndaj popullit të Kosovës, është një hap që forcon edhe më shumë paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe një kontribut në stabilitetin e Evropës”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?