Presidenti Meta, fjalim në 75-vjetorin e themelimit të OKB

Presidenti Ilir Meta ka mbajtur një sot një fjalim në Takimin e Nivelit të Lartë të Përkujtimit të 75-vjetorit të themelimit të Kombeve të Bashkuara.

Në mesazhin e tij kreu i shtetit shqiptar vlerësoi rolin që ka kjo organizatë në garantimin e paqes dhe zhvillimin e vendeve.

Presidenti Meta tha se Shqipëria mbështet çdo përpjekje të OKB për sigurinë globale. “Shqipëria është një vend që ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë çdo përpjekje ndërkombëtare në të mirë të paqes dhe sigurisë globale. Për më tepër, vendi ynë ndjek dhe zbaton një politikë konstruktive rajonale, bazuar në parimet e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe respektimin e të drejtave të pakicave. Vendi im ndan plotësisht vizionin për një rajon më të sigurt, me një perspektivë të qartë evropiane si dhe me mekanizma gjithëpërfshirëse e të qëndrueshme për t’iu kundërvënë e për të luftuar edhe kërcënimet e reja të sigurisë”,- deklaroi Presidenti Ilir Meta.

(Lajmi në përditësim…)

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/800893124046970/?vh=e&extid=aB0j1UjMJ7j43m1U&d=n

SHKARKO APP