Presidenti Meta flet për 21 vjetorin e sulmeve të NATO-s për çlirimin e Kosovës nga ish-shefat e Vuçiç

Sot mbushen 21 vite nga sulmet e NATO-s ndaj Serbisë. Presidenti Meta ka shkruar sot në facebook për 21 vjetorin e sulmeve të NATO-s. Ai e ka shoqeruar mesazhin e tij me foton e avionit të parë të NATO-s që u ngrit në fluturim, edhe  me foton e ish-Presidentit te SHBA, Bill Clinton dhe Gjeneralit qe drejtoi operacionin, Wesley Clark, si dhe me momentin e futjes ne Kosove te trupave te NATO-s.

NATO  sulmoi ish-Jugosllavinë dhe e çliroi Kosovën nga Milllosheviçi, ish-shef I Presidentit të sotëm serb, Vuçiç.

STATUSI I PLOTE I PRESIDENTIT META:

Si sot 21 vite më parë filloi ndërhyrja vendimtare e #NATO-s në Kosovë për t’i dhënë fund një politike shfarosëse dhe spastrimi etnik në zemër të Europës, duke realizuar një mision historik në mbrojtje të lirisë.
Sot është dita për të falënderuar vendet anëtare të NATO-s, që nën udhëheqjen e SHBA treguan 21 vite më parë se liria është e shenjtë dhe se dhunimi i të drejtave të njeriut është i patolerueshëm dhe i papranueshëm.
Sot është gjithashtu, jo vetëm një ditë reflektimi për Kosovën, por edhe një mundësi për të treguar potencialin e saj të vërtetë, besnikërinë e saj ndaj NATO-s, parimeve e vlerave të pazëvendësueshme euro-atlantike, si dhe të gjithë vendosmërinë për të ndërtuar një shoqëri të bazuar plotësisht në këto parime.

SHKARKO APP