Presidenti Meta: Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari dhe besimtari bektashian

Presidenti Meta ka uruar Festën e Sulltan Nevruzit. Meta në një mesazh në facebook shkruan:

Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari dhe besimtari bektashian!Festimet Tuaja në këto momente të vështira, por në një ditë që përkon me lindjen e Imam Aliut dhe që simbolizon lindjen e shpresës e rigjallërimit të natyrës, le të kthehen në lutje drejt Zotit për shëndetin e çdo anëtari të familjes Tuaj dhe të gjithë shqiptarëve!
Së bashku do t’ia dalim!
Zoti qoftë me ne gjithmonë!
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar!

SHKARKO APP